“VMRO”-ja sulmon Hashim Thaçin!
VMRO ka sulmuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme. Në një artikull kushtuar kryediplomatit Thaçi, ata i referohen intervistës së dhënë prej tij për gazetën opozitare maqedonase “Slloboden peçat”.

Portali proqeveritar shkruan se Thaçi më së paku mund të shquhet për demokrat pasi ai akuzohet për trafikim të organeve.

Gjithë kjo akuzë, ndonëse është hedhur poshtë kohë më parë, si shpifje e kulluar, erdhi për shkak se kryediplomati kosovar për gazetën në fjalë tha se “Në Kosovë ka media të lira mbi të cilat nuk ka kurrfarë trysnie, të paktën kur është fjala nga unë dhe partia ime. Por, ka edhe medium që duan të jenë të afërta me politikën, që e shfrytëzojnë për qëllime të veta.
Sidoqoftë, ne doemos duhet të afirmojmë lirinë e mediave dhe për medium të tilla të krijojmë hapësirë të mjaftueshme për punë”.

"Kurir.mk" shkruan se personat e afërt me politikanët nga Bihaqka morën një hap të mizershëm me qëllim që të sulmojnë Qeverinë e Maqedonisë, duke e bërë politikan shembullor, as më pak as më shumë, por, siç shkruajnë, Hashim Thaçin. /albeu.com/

Shtuar më 26/01/2015, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori