Vllasi: Shqiptarët i detyruan të ishin në RSFJ e Serbi
Azem Vllasi, duke rrëfyer për sulmin që u bë ndaj tij dy ditë më parë për portalin serb "alo", ka folur edhe për Beogradin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Avokati ka thënë se është i sigurt se motivi nuk është personal, pasi ai dhe familja e tij nuk i kanë askujt asnjë borxh, prandaj dhe këmbëngul se tentativa ndaj tij për vrasje është e portositur.

Duke folur rreth asaj se kush qëndron pas sulmit ndaj tij, Vllasi ka thënë se dyshon tek ata që i pengon qëndrimi i tij i lirë.

"Në Kosovë veprojnë shumë organizata sekrete që dëshirojnë të bëjë kaos dhe të nxisin trazira. Dëshirojnë që shqiptarët të luftojnë ndërmjet. Mu për këtë mendoj se dhe dyshoj që ky të ketë qenë qëllimi i sulmit kundër meje", ka thënë Vllasi.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që sulmi ketë lidhje me formimin e Gjykatës Speciale.

"Nuk ka lidhje. Unë nuk kam qenë dëshmitar i shkatërrimeve të luftës, atëbotë kam qenë jashtë këtyre ngjarjeve, ashtu që nuk do të dëshmoj kundër askujt dhe nga kjo pikëpamje nga unë nuk duhet të frikësohet askush.

Megjithatë, sot çdo gjë është e mundur. Jetojmë në një botë të egër dhe për një grusht dollarë mund të porositet vrasja e kujtdo, pa ndonjë bazë, e edhe vrasja ime.

I vetmi rast kur kam qenë dëshmitar ka qenë ai në Tribunalin e Hagës për procesin që kjo Gjykatë e zhvillonte kundër Slobodan Milosheviqit dhe kjo ka ndodhur në vitin 2006.

Në pyetjen se çfarë mendon për Slobodan MiIloshevicin, Vllasi është përgjigjur:

"Ai nisi të shkelte nëpër Jugosllavi si elefant, zhvilloi politikë të çmendur dhe me arrogancën e vet kundër Kosovës e shqiptarëve shkaktoi kaosin. Për shkak të tij dhe politikës së tij të gjithë ikën nga Jugosllavia.

E shkeli autonominë tonë e shqiptarët asgjë më shumë nuk dëshironin. Po të mos e kishte bërë këtë, ndoshta, Kosova sot do të ishte në Serbi.

E dini, thënë të vërtetën, ne shqiptarët kurrë s'kemi qenë të RSFJ-së e të Serbisë, gjithmonë kemi qenë të detyruar të jemi në të", ka thënë Vllasi.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pronave të patundshme së ish- Jugosllavisë e të Serbisë si prona të Kosovës:

"Ky është një vendim krejtësisht normal dhe i pritur. Këtu është zbatuar modeli që është aplikuar në të gjitha rastet që ish vendet e RSFJ-së u larguan nga Jugosllavia, ashtu që me suksesin edhe Kosova ka të drejtë ta 'përvetësojë' pasurinë që gjenden në territorin e saj. Këtë e bëjnë të gjitha vendet", ka përfunduar Vllasi. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori