Vllasi: Serbia nuk mund ta ndalë krijimin e Asociacionit në Luginë
Ish-politikani i lartë i Kosovës, aktualisht avokat dhe njohës i zhvillimeve politike në vend dhe hapësirat e ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi ka thënë se Serbia nuk ka mundësi ta parandalojë krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës.

"Kjo është ide e mirë dhe mund të realizohet lehtë, pasi komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë shumë të përbashkëta, jo vetëm në aspektin etnik, por edhe në aspekte tjera", transmeton deklaratën e tij Presheva.com. "Ky asociacion do të jetë i dobishëm për ta dhe Serbia, edhe pse ndoshta nuk e pëlqen, nuk ka mundësi që ta pengojë krijimin e saj, pasi këtë e lejojnë konventat evropiane për organizim regjional", është shprehur Vllasi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë është i mirë, atëherë pse ai të mos jetë model edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2015, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori