Ronaldo-Georgina, çifti jep lajmin më të rëndësishëm të jetës

Cristiano Ronaldo ka bërë publik një lajm të madh ditën e sotme.

Sulmuesi ka ndarë me fansat lajmin e bukur se pret të bëhet baba i dy binjakëve me të dashurën e tij Georgina Rodrigez.

Ronaldo ka postuar një foto me të dashurën bashke me eko në dorë ku fotoja është bërë menjëherë virale duke thyer çdo rekord në rrjetet sociale.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se po presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju takojmë”, shkruan Ronaldo. /albeu.com/

 


Shtuar 28.10.2021 17:33