Vlerësohet roli i OSBE-së në Kosovë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier. Gjatë takimit u fol për punën e Qeverisë së Kosovës në arritjen e nivelit më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mundësinë e bashkëpunimit me OSBE-në në këtë drejtim.

Duke çmuar lartë punën OSBE-së në Kosovë deri tani, Ministri Kuçi theksoi se roli i OSBE-së në Kosovë duhet të fuqizohet akoma më tepër, veçanërisht në bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, në zhvillimin e mëtejshëm të të drejtave të pakicave dhe rol më aktiv në reformën zgjedhore, përfshirë këtu monitorimin e zgjedhjeve në të ardhmen.


Ministri Kuçi përmendi rolin e rëndësishëm që OSBE-ja duhet të luajë sidomos në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në veriun e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2012, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori