Vlerësohet figura e Agim Ramadanit
Sot shënohet 17 vjetori i rënies së heroit Agim Ramadani. Në nder të tij sot në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore. Ai u vra më 11 prill të vitit 1999 në betejën e njohur të Koshares.

Ministri i FSK-se Haki Demolli tha se të rënët në këtë betejë në krye me komandantin Agim Ramadani nuk do të harrohen kurrë. Djali i heroit Agim Ramadani, Edon Ramadani citoi një amanet të babait të tij: “Kur pushkët bashkohen kanë fuqi më të madhe”. Me këtë fjalë i biri i Agim Ramadanit apeloi tek klasa politike për bashkim.

akademi e cila është organizuar nën patronatin e kryeministrit Isa Musta janë recituar edhe poezi të shkruara nga heroi Agim Ramadani.

Agim Ramadani ka qenë njëri ndër oficerët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës i operacionit “Shigjeta”. Pas rënies Brigada 138 mori emrin “Agim Ramadani". /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2016, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori