VLAN mblidhet nesër para orës 10
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka konfirmuar se deputetët e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe ata të Vetëvendosjes do të mblidhen.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka konfirmuar se deputetët e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe ata të Vetëvendosjes do të mblidhen nesër në një takim para orarit të paraparë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, transmeton Koha.

Osmani nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë ka ndërmend që të bëjë Blloku.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se deputetët i kanë ftesat për seancës e së nesërme dhe nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për shtyrje të seancës.
Shtuar më 01/10/2014, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori