VLAN bashkë kundër PDK-së
Pëlqej
Koalicioni VLAN, që nënkupton katër partitë politike LDK, AAK, NISMA dhe Vetevendosje kanë shprehur një qëndrim të prerë se janë kundër çdo zgjidhje që e jep PDK-ja.

Isa Mustafa i LDK-së, duke folur në emër të koalicionit tha se VLAN-i nuk do as qeveri gjithëpërfshirëse dhe as zgjedhje të jashtëzakonshme, propozime të ardhura nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, koalicioni që është formuar e ka shumicën dhe se do të ndjekë rrugën demokratike.

Madje, Blloku shpreson dhe beson se PDK-ja e Thaçit do të hapë rrugë që të shumica të formojë institucionet. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori