“Si u bllokua rruga në momentin e atentatit?”, Çani: Vrasja më mafioze në Shqipëri këtë vit është ajo te mbikalimi i Fushë Krujës

Analisti dhe gazetari i njohur Arjan Çani i ftuar në “Top Story”, është shprehur se vrasja më mafioze në Shqipëri këtë vit sipas tij është ajo e ndodhur në Mbikalimin e Fushë – Krujës ku u vra kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe Diklen Vata e Besmir Hoxha.

Sipas Çanit dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende e plotë dhe ende nuk dihet se si u bllokua rruga në momentin e atentatit.

Arjan Çani: Krimi më i frikshëm I këtij viti është krimi në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u vra i afërmi i Martinajt. Ishte një gjë e pa parë dhe e pa dëgjuar. Kanë munguar shumë elemente të dinamikës së ngjarjes. Është e pamundur të bllokosh një rrugë nacionale për të bërë një vrasje. Mua më ka lënë një shije që pas kësaj ngjarje nuk mund të ketë vetëm një individ, mënyra e ekzekutimit ishte spektakolare, ishte një llahtari. Kjo tregon për një lloj performancë të paparë të krimit në Shqipëri.

Po ta mendosh se kush janë burimet e krimit në Shqipëri, dy më kryesoret që gjenerojnë krimin për mendimin tim janë trafiqet në përgjithësi sidomos i drogës dhe prona në Shqipëri. Kemi 30 vite që ende komshiu nuk ka zgjidhur problemet me komshiun./albeu.com