Vladeta Kostic në krye të “Zajednicës”?
Vladeta Kostic
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilën partitë opozitare e kanë emëruar "Zajednica", pritet ta drejtoj kryetari aktual i Graçanicës, Vladeta Kostic.

Por Kostic ka thënë se vendimi për emërimin e kryetarit do të bëhet pas themelimit të Bashkësisë së Komunave, shkuan Zeri.

Sipas tij, zgjedhja e kryetarit varet nga statusi që do të ketë ky Kuvend.

"Unë nuk kam informata të tilla dhe unë as që mund të flasë për këtë në emërimin tim. Për këtë natyrisht se nuk mund të vendosi unë. Së pari duhet të themelohet statuti i bashkësisë së komunave serbe dhe pastaj ai statut duhet të përcaktojë se si do të zgjidhen organet brenda bashkësisë së komunave dhe me këtë edhe kush do ta udhëheq këtë bashkësi. Pra unë këtë nuk mund ta them dhe as ta citoj dikë që mund ta dijë këtë", ka pohuar Kostic.

"Tani duhet të presim hapin e radhës që ekipet negociatore ta përpilojnë këtë statut dhe pasi ta kemi këtë dokument, mund të flasim për hapat e radhës", ka thënë ai.

Në anën tjetër, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, ka thënë se, Beogradi pret që marrëveshja mbi Asociacionin për komunat me shumicë serbe, e arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit 2015, të zbatohet në tërësi.

Për Serbinë, ka thënë ai, e vlefshme është vetëm marrëveshja e 25 gushtit. /albeu.com//
Shtuar më 24/12/2015, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori