Vjosa: Unë besoj te koalicioni me VV
Vjosa Osmani, ka thënë se partia e saj nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, gjithashtu, nënkryetarja e LDK’së akoma beson se koalicion do të ndodhë.

Osmani, ndodhta e vetmja në LDK shpreson që të dyja palët do të hapin dyert për një shans të fundit.

“Përderisa ka vullnet dyert mund të ri-hapen dhe unë shpresoj që të rihapen ato. Kjo çështje po ndryshon në baza ditore, kështuqë siç e kam thënë unë gjithnjë synoj të shkoj nga optimizmi dhe po shpresoj që nga sot të dyja partitë të bëjnë hapa pozitiv drejt rihapjes së dyerve të bashkëpunimit, për t’i dhënë një shansë të fundit arritjes së marrëveshjes së koalicionit”, ka thënë Osmani sot para gazetarëve.

Kutjojmë, që dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK’së që t’ia kthejnë kryeparlamentaritn deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK’ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kryetari Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron zyrtare. Dy partitë kanë thënë se i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës duke zbehur shpresat për marrëveshje.
Shtuar më 17/01/2020, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori