Vjosa Osmani: UÇK-ja nuk është në rrezik nga populli
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë ndjenjë e respekt për luftën çlirimtare dhe nuk ka nevojë t’i imponohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Pyetja themelore sot është se nga kush po rrezikohet UÇK, kur dihet që UÇK ka lindur nga populli. Ka qenë që nga themelimi ushtri e popullit të Kosovës. Një ligj i cili synon t’i normojë vlerat e luftës, në radhë të parë duhet t’i theksoj vlerat e lirisë. Sepse kjo luftë e UÇK-së, kjo luftë e popullit të Kosovës është bërë për liri. Për liritë dhe të drejtat e njeriut të cilat sot i kemi të normuara me Kushtetutën e Kosovës, e cila po ashtu ka qenë një moment i unitetit tonë nacional. Një kushtetutë e cila është votuar nga të gjithë, natyrisht përveç përfaqësuesit e Listës Serbe, ose disa përfaqësues të Listës Serbe”, ka deklaruar ajo.

“Janë dy probleme themelore këtu. E para ligji ndërtohet mbi paragjykimin se qytetarët e Kosovës nuk e respektojnë UÇK-në. Ligji është ndërtuar mbi paragjykimin se duhet ta mbrojmë UÇK-në nga vet populli që e ka krijuar. UÇK-ja nuk është në rrezik nga populli i cili është krijues i po kësaj UÇK-je. Dhe në anën tjetër kërkohet nga zyrtarët publikë që t’i mbrojnë këto vlera. Jam dakord që asnjë zyrtarë publik i Republikës së Kosovës nuk guxon të mohojë që në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, që ka pasur krime lufte, që ka pasur krime kundër njerëzimit, rezistencë paqësore dhe pastaj të armatosur për liri”, ka shtuar ajo.
Shtuar më 07/08/2020, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori