Shtyhet finalja e madhe, sa do të zgjasë “Big Brother Vip Albania 2”

Banorët e rinj të “Big Brother VIP Albania” kanë rritur numrin e konkurrentëve të këtij formati i cili ka kaluar mbi 60 ditë. Është përfolur shumë se ky edicion mund të zgjatej e të shkonte më shumë se 100 ditë. Banorët e kanë diskutuar herë pas here e disa prej tyre deklaruan se nuk do pranonin të qëndronin më shumë. Olta ishte një nga ato banore.

Mesa duket aktorja do duhet të zgjedhë mes qëndrimit apo vijimit të lojës pasi finalja e “Big Brother” do jetë në mes të muajit Maj. Burime të “Indeksonline” pranë Top Channel kanë konfirmuar këtë informacion.

Deri atëherë me shumë mundësi në lojë do të futen edhe personazhe të tjerë për t’u bërë pjesë e lojës.

Luizi ishte ai i cili e ka parashikuar shtyrjen e finales. Pak kohë më parë ai siguroi Kristin dhe Kiarën, se ky edicion do përfundojë me 20 Maj. Sipas Luizit, formati është minierë ari për sponsorat ndaj dhe do insistohet në zgjatjen e tij.

E kështu po ndodh!