Vjosa Osmani përleshet me Hazirin, Mustafa cilën anë do të mbajë?
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të partisë, kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka thënë se ajo nuk i dinë kufijtë e Kosovës dhe e ka quajtur nuse të Preshevës.

Haziri angazhohet për shkëmbim të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova ta merr Luginën e Preshevës, Serbia veriun e Kosovës.

Lutfi Haziri le ta thirr Këshillin e Përgjigjhsëm, ai ka drejt vote, unë s’kam drejt vote. Këshilli i Përgjithshëm është trupi kryesor i partisë. Aty ka të drejt vote edhe Skender Hyseni. Asnjë votë e LDK-së nuk ka qenë kundër në platformën e votuar. LDK-ja insiston në parim reciprok në kufijtë ekzistues dhe kundërshton idenë e Thaçit për korrigjim”, ka thënë Osmani në Dukagjin.

Ajo ka thënë se Haziri mund të mos e ketë pasur për të kur ka folur për kufijtë që sipas tij nuk i dinë disa deputetë.

Lutfi Haziri dinë mirë sa herë unë kam qenë në Preshevë, e ai s’ka qenë. Unë kam qenë edhe kur është rrëzuar përmendorja e ushtarëve të UÇPMB-së. Vjosa shkon atje në çdo kohë e në çdo festë edhe policia e ndalin për vizitë. Vjosa e dinë ku është Leposaviqi, Zubin Potoku…”, ka thënë Osmani.

Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, kishte ironizuar me bashkëpartiaken e tij, duke thënë se “Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”.

Postimi i plotë i Hazirit:

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.

Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën.

Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!
Shtuar më 21/02/2019, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori