Vjosa Osmani: Mashtrimet e Jabllanoviçit
Vjosa Osmani nga LDK-ja ka thënë se Aleksandër Jabllanoviç vetëm ka gënjyer kur ka thënë se nuk kishte dijeni për masakrat e serbëve në Kosovë.

Ajo tha se edhe vetë ka qenë adoleshente në kohën e luftës, por se shumë mirë dihej se ç’po bënte Millosheviçi me makinerinë e tij të ushtrisë në Kosovë.

“Edhe unë në kohën e luftës kam qenë adoleshente, njëjtë si Jabllanoviçi. Kam dëgjuar mjaft në atë kohë për krimet që i bënte Serbia në Kosovë. Është e pamundur të mos kesh dëgjuar”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, deklaratat e Jabllanoviçit mnd të ishin normale sikur ai të ishte ministër i Serbisë, por jo për një ministër që paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës./albeu.com/

Shtuar më 16/01/2015, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori