Vjosa Osmani kundër marrëveshjes
Nuk pajtohet kurrsesi me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirin deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo është shprehur se nuk do të votojë pro për marrëveshjen e nënshkruar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Vota ime është votë në vetvete. Unë jam nga Mitrovica dhe nuk kam pasur se si të votojë pro marrëveshjes, andaj kam votuar kundër”, ka deklaruar për Indeksonlinë, Vjosa Osmani.

Kundër kësaj marrëveshje ka votuar edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili mbrëmë e kundërshtojë atë në fjalimin e mbajtur si deputetë.

Deputetët tjerë që votuan kundër janë edhe Agim Kuleta, Aurora Bakalli dhe Emin Gërbeshi. Ndërsa, anëtarët e VV-së nuk kishin votuar fare. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori