E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Vjosa Osmani: Ka deputetë të pozitës që do të votonin kundra qeverisë
Sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, partitë opozitare deri më tani kanë 57 vota, dhe u nevojiten vetëm katër vota për ta rrëzuar Qeverinë.

“Duke diskutuar individualisht me disa deputetë nga pozita, jam e bindur se ka edhe prej tyre që do të votonin përfundimin e kësaj Qeverie”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se ka pakënaqësi të mëdha me këtë ekzekutiv, dhe se sipas saj, ka një vullnet të disa prej deputetëve të opozitës që t’i bashkoheshin mocionit.

Osmani nuk ka dashur të flas lidhur me kandidimin e saj të mundshëm për kryetare të LDK-së.

“Ne vitin 2019, kur do të mbahen zgjedhjet në LDK do ta kuptoni këtë. Atëherë kam shumëçka për të thënë”, tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori