E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Vjosa Osmani: Jabllanoviçi si serbët dikur që na quanin 'njerëz me bisht'
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka kundërshtuar deklaratat e Jabllanoviçit, duke thënë se ai foli sikurse serbët dikur, që i cilësonin shqiptarët si "njerëz me bisht".

Ajo është shprehur se është me nënat gjakovare kundër Isa Mustafës.

Deklarata e plotë e Vjosa Osmanit

Rreth deklaratës së Ministrit ‪#‎Jablanovic, se viktimat në Kosovë janë viktima të ‪#‎NATO-s:

Në rastin e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi (ICTY) kundër ish Presidentit të Serbisë, Milan Milutinovic, për krimet e kryera në Kosovë, kjo gjykatë ndërkombëtare pat vendosur se viktimat në Kosovë nuk janë viktima të bombardimeve të NATO’s por të terrorit, represionit dhe krimeve kundër njerëzimit e krimeve të luftës të kryera nga forcat shtetërore serbe.

E njëjta është përsëritur edhe gjatë procedurës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Mendimin Këshilldhënës rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky është qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës, dhe Jablanovic është ministër i kësaj Republike (e jo i asaj fqinje).

Përndryshe, gjuha e tij ku qytetarët e Gjakovës quhen egërsira është e njëjtë me propagandën shoviniste serbe, e cila me vite të tëra, edhe në televizionin shtetëror serb, ushqente urrejtje ndaj shqiptarëve duke i quajtur ata njerëz me bishta apo kafshë.
‪#‎MeNënatGjakovare./albeu.com/



Shtuar më 11/01/2015, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori