Genc Fuga në “luftë për jetën”, sa para dhanë VIP-at shqiptarë

Lajmi për Genc Fugën trishtoi publikun e gjerë shqiptar. Aktori i njohur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru.

Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë nëpërmjet një llogarie në GoFundMe ku shuma e kërkuar është siguruar në kohë rekord.

Kolegë e personazhë publik kanë dhënë gjithashtu ndihmën e tyre monetare, ku nuk kanë nguruar të shfaqin edhe emrat e tyre krah shumës së dhuruar. Kjo ka bërë që edhe në këtë rast interesi publik të jetë i lartë.

Aktorja Eni Jani ka falenderuar publikisht të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht spitalin Amerikan për përkushtimin dhe preofesionalizmin ndaj bashkëshortit të saj në këto ditë të vështira për artistët./albeu.com/