Vjosa Osmani: Emërimi i Lladrovcit në Tiranë, antiligjor
Pëlqej
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj emërimit të Ramiz Lladrovcit, si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Sipas saj, emërimi i Lladrovcit është antiligjor dhe antikushtetues.

"Shkelja është e dyfishte kur poashtu kemi parasysh se Hoxhaj është Ministër i një qeverie në ikje përderisa poashtu ka dhëne betimin si deputet. Nga momenti që ka dhënë atë betim, vendimet e këtij ministri dhe ministrave të tjerë në ekzekutiv janë kunderligjore dhe kunderkushtetuese. I bëjmë thirrje Presidentes që mos të bëhet pjese e këtyre shkeljeve dhe mos të dekretojë këto emërime diplomatike”, tha Osmani.

Vjosa Osmani tha se , vendimet e Ministrit në largim do të rishikohen pasi Enver Hoxhaj ka vendosur t’i rehatojë militantët partiak në ditët e fundit të pushtetit të PDK’së. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori