Vjosa del kundër Lufti Hazirit, sulmon Hashim Thaçin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po jep shenja se është duke e rihapur çështjen e statusit të Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Në një Osmani ka thënë se ndryshimi i kufijve është i papranueshëm pasi do ta destabilizonte rajonin, ndërsa autonomia për veriun do të përfundonte me ndarje të vendit.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme Vjosa Osmani ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në mënyrë të njëanshme dhe pa mbështetjen e Kuvendit e ka marrë përsipër udhëheqjen e dialogut me Serbinë, gjë e cila është e papranueshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).Në një intervistë për gazetën “Zëri” Osmani ka thënë se përmes deklaratave për heqjen e vijave të kuqe presidenti Thaçi po jep shenja se është duke e rihapur çështjen e statusit të Kosovës.

“LDK-ja tashmë e ka bërë të qartë që nuk përkrah Thaçin si kryenegociator dhe deklaratat e tij se nuk pranon as vija të kuqe e as parime udhëzuese gjatë negociatave janë tepër të rrezikshme. Në fakt, Thaçi, pa e mandatuar askush, po jep shenja se është duke e rihapur çështjen e statusit të Kosovës”, është shprehur Osmani

Për dallim nga nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili e përkrah ndryshimin e kufijve në mënyrë që Kosova ta marrë Luginën, ndërsa Serbia veriun, Osmani ka thënë se për partinë e saj mbetet e papranueshme çdo ide që ndryshon kufijtë, pasi kjo do ta destabilizojë tërë rajonin. Ajo po ashtu ka thënë se edhe dhënia e autonomisë për pjesën veriore të Kosovës do të përfundonte me ndarje.


Shtuar më 24/07/2018, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori