Vjeshtë e "nxehtë" në Kuvendin e Kosovës
Marrëveshjet e arrituraBruksel për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por edhe Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, pritet të ngjallin debat të ashpër dhe të përplasë Qeverinë dhe opozitën.

Seanca e parë plenare në Kuvend do të jetë më 17 shtator. Ndërkaq opozita i ka dërguar "selam" partnerëve të koalicionit qeverisës se tash e tutje do ta ndërrojë qasjen dhe se do të kërkojë llogari sa i takon marrëveshjeve të arrituraBruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por edhe për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë nga ana tjetër pritet që Qeveria e kryesuar nga Isa Mustafa të japë një përgjigje në lidhje me marrëveshjet e arrituraBruksel me të filluar punën legjislativi.

Këshilltari për Marrëdhënie me Jashtë i kryeministrit Mustafa, Valon Murtezaj,ka deklaruar për "Zërin" se shefi i tij Mustafa që në seancën e parë të Parlamentit do të japë një informatë në lidhje me katër marrëveshjet e arritura si për Asociacionin, po ashtu edhe për heqjen e barrikadës tek lumi Ibër, Energjinë e Telekomunikacionin.

Sipas tij, të gjithë deputetët e Kuvendit do të kenë mundësinë që të zhvillojnë debat parlamentar dhe të marrin njoftime të detajuara sa i takon marrëveshjeve që janë arritur. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2015, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori