Vjena tronditet nga një shqiptar 67 vjeçar
Pëlqej
Dje rreth orës 13 në Favoriten të Vjenës, një burrë 67 vjeçar e ka sulmuar me thikë dhe e ka vrarë në mes të rrugës një grua 59 vjeçe.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve, viktima ka qenë ish gruaja e dorasit. Bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova, të cilët prej vitesh po jetonin ndaras.

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë dorasin por pa sukses, shkruajnë mediet austriake. Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarje ndonëse kanë provuar të bëjnë rianimimin, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.

Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur”, transmeton albinfo.ch. Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja.

67 vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është konfiskuar një thikë, arma me të cilën ka bërë vrasjen.


Shtuar më 21/05/2018, ora 07:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori