Grabitja e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, dyshohet se punonjëset e dyqanit bashkëpunuan me autorin

Detaje të reja dalin në lidhje me hetimet për grabitjen e dyqanit të këmbimit valutor “Western Union” , ditën e djeshme në Tiranë.

Autori ende i paidentifikuar arriti të merrte rreth 40 mijë euro nga pika e këmbimit valutor në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.

Saka burime bëjnë me dije se Policia ka nisur verifikimet për dy punonjëset e pikës së këmbimit valutor.

Dyshohet se autori ende i paidentifikuar kishte dijeni për shumën e parave që ndodheshin në pikë.

Verifikimet e dy punonjësve kanë nisur me dyshimet, nëse ndonjë prej tyre ka bashkëpunuar me autorin nisur edhe nga dera që ka qenë e hapur për t’u futur autori lehtësisht në vendin ku ndodheshin paratë.

Siç shihet në video, autori sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse, dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.

Kujtojmë se policia ka njoftuar se është e gatshme të shpërblejë me pesë mijë euro cilido që ka një informacion në lidhje me identitetin dhe vendndodhjen e autorit./albeu.com/