Vjen një lajm për veteranët, Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën
Pëlqej
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do tv mblidhet të hënën. Ndërkaq në rend dite është edhe shqyrtimi i ndryshuar të projekt-buxhetit të Kosovës, që më pas pritet ta dërgojë në Kuvend, shkruan albeu.com.

Pas miratimit të buxhetit pritet që edhe veteranët e UÇK-së të marrin pensionet e tyre.

Ja rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.


3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Shtuar më 20/10/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori