Rama u përgjigjet kritikëve për sulmin kibernetik: Padije e thellë dhe ligësi e neveritshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta që po bëhen në lidhje me sulmin kibernetik që i është bërë Shqipërisë së fundmi.

Rama, përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se akuzat, përveç padijes së madhe, kanë dhe shumë ligësi.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”, shprehet Rama në reagim.

Kujtojmë se vendi ynë së fundmi ka rënë dy herë pre e sulmeve kibernetike, njëherë më 15 korrik dhe me 9 shtator. Pas këtij sulmi fshihet Irani, me të cilin tashmë qeveria shqiptare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike./albeu.com


Shtuar 13.09.2022 13:54