Vizitat e Pacollit pa sukses, Kosova nuk ka mbështetje në KE
Komiteti për politikë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nesër do të diskutojë situatën e sigurisë në Kosovë.

Anëtarja e delegacionit të Serbisë, Marija Obradoviq, e cila do të marrë pjesë në këtë takim, ka thënë se Kosova nuk ka mbështetje për aplikim për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Obradoviq ka thënë që Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka realizuar disa aktivitete në pragfillimit të seancës së rregullt, por pa sukses.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli qëndroi në Strasburg në pragfillimit të seancës së rregullt të dimrit të Këshillit të Evropës dhe u përpoq të shtyjë përpara aplikimin e Kosovës, por nuk mori as përkrahjen më të vogël për të” ka deklaruar Obranoviq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Shtuar më 24/01/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori