Vizita e Ramës në Kosovë (FOTO-LAJM)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së sotme në Kosovë ka thënë se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen në nëntor në qytetin e Vlorës.

"Në nëntor nisim mbledhjen e parë të përbashkët dhe bashkëqeverisjen strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasuar nga punë të lëna përgjysmë duhet t'ia lërë vendin një kohe ku çdo punë përcaktohet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Çdo ministër duhet të japë shpjegime për ecjen e punës, kjo risi do sjellë rezultate që dy qeveritë ta çojnë më tutje gjithë bashkëpunimin"- ka thënë Rama.

Ndërsa fotot e mësipërme tregojnë momentet ditës së parë të vizitës së Ramës në Kosovë dhe takimet që ai realizoi. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori