Nuk ka rradhe ne kufirin Kosovë-Shqipëri
Pëlqej
Ndonese eshte njoftuar me heret per rradhe te gjata ne kufirin Kosove-Shqiperi, bashkepunetori i portalit Albeu, i cili pak me pare ka qene ne kufirin e Morines, njofton se nuk ka aspak rradhe ne kete pike kufitare.

"Qytetaret kalojne lehtesisht ne kufi dhe nuk duhet te prasin fare", njofton gazetari i Portalit Albeu.com

13:00 - Rradhë të gjatë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Indeksonline, e gjithë kjo është shkaktuar për shkak të masave të sigurisë së lartë për vizitën e nesërme të Papa Françeskut në Tiranë.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës, kanë konfirmuar se në kufirin Kosovë-Shqipëri është shtuar fluks i madh i qarkullimitautomjeteve e që, sipas tyre, herë pas here janë arritur deri në 1km.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një prononcim për Indeksonline ka treguar se, edhe këto momente po vazhdon që kolonat me automjete të jenë të gjata.


"Duke filluar nga ora 08:00 ka filluar fluksi i shtuar i qarkullimit te automjeteve qe lëvizin ne drejtim te R. Shqipërisë. Kolona here pas here ka arritur deri ne 1 km dhe lidhur me kete janë njoftuar edhe policia e R/Shqipërisë ne PKK Morinë dhe sipas tyre janë duke punuar me te gjitha Kapacitetet e Mundshme por sipas tyre janë me Plan Operativ duke regjistruar te gjitha automjetet dhe personat qe lëvizin ne ate drejtim. Pritja e automjeteve është rreth 20-30 min. Edhe tash ju informojme se kolona vazhdon te jete e pranishme dhe nga ana e Policise se Kosoves po ashtu po punohet me te gjitha kapacitetet e nevojshme policore", është shprehur ai.
Shtuar më 20/09/2014, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori