Vizat, së shpejti hapet dialogu me Kosovën
Pëlqej
Në javët e ardhshme Bashkimi Evropian do të hapë dialogun për viza me Prishtinën. Kështu thuhet në një analizë të agjencisë Reuters kushtuar raporteve të BE-së me Kosovën.

"Hapja e këtij dialogu për viza do të ishte një inkurajim i madh për qeverinë e Kosovës dhe një sinjal i fortë se vendi është i vendosur fuqishëm në binarët e integrimit në BE-së", thuhet në analizën e Reuters, cituar nga RTK.

Agjencia citon disa zyrtarë të Bashkimit Evropian të kenë argumentuar se, “sa më shpejt fillon të hapet dialogu për viza aq më mirë, pasi Kosova ka nevojë të inkurajohet për të filluar bisedimet e rëndësishme me Serbinë për çështje praktike”.
Shtuar më 25/11/2010, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori