Vizat, Lunaçek: Kosova më e izoluara në Ballkan
Pëlqej
Ulrike Lunaçek
Vendimi i Ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, ka ngjallur reagime për shkak se Kosova mbetet jashtë hartës së udhëtimit të lirë.

Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se vendimi i sotëm për heqjen e vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë është një vendim shumë pozitiv, porse ai ka mbetur nën hijen e izolimit të Kosovës.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Komisionit Evropian për çështjet e brendshme, Mikele Çerkone, ka thënë se Kosovës asnjëherë nuk i është premtuar se do t’i jepet udhëzimi për liberalizimin e vizave.

Ai ka rikujtuar se Komisioni Evropian kërkon nga Kosova përmbushjen e disa kushteve, ndërsa Kosova nuk i ka përmbushur ende ato. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori