Viti 2013, vit i rëndësishëm për Kosovën europiane
Presidentja Atifete Jahjaga zhvilloi sot një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Kosovën, Samuel Zbogar. Gjatë takimit ata vlerësuan se viti 2013 është një vit i rëndësishëm për Kosovën posaçërisht për rrugën evropiane të saj dhe për zhvillimin e proceseve demokratike në vend.

Presidentja Jahjaga theksoi se ky vit është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe tha se institucionet e Kosovës janë të angazhuara plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve dhe të standardeve që do të mundësonin qarkullimin e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe gjithashtu edhe arritjen e Marrëveshjes së Stabizilim-Asociimit.

Presidentja Jahjaga dhe Zbogar theksuan nevojën e përshpejtimit dhe të përfundimit të reformës zgjedhore dhe kushtetuese dhe vlerësuan se vendosja e rendit dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës mundëson zhvillimin dhe përparimin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2013, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori