Për fillimin e vitit të ri
shkollor tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet. Drejtues të shkollave tregojnë se për dy javë rresht kanë hartuar planprogramet mësimore dhe kanë bërë grumbullimin e teksteve shkollore të përdorura për
nxënësit e
arsimit të mesëm të ulët. Po ashtu nëpër shkolla janë shpërndarë edhe librat e rinj për fëmijët në arsimin fillor.
Mësuesja e ciklit fillor, Bahtije Rafuna për
nxënësit e klasës së saj tashmë e ka të gatshëm planprogramit mësimor madje i ka marrë edhe të gjitha librat të cilat do iu shpërndaj fëmijëve ditën e hënë.
Të gjitha këto përgatitje i kanë filluar tash e dy javë, që sipas saj viti i ri
shkollor të startojë sa më mbarë.
Derisa për mësuesen Bahtije gjithçka është gati për një fillimvit të mbarë, mësimdhënësja e ciklit të
arsimit të mesëm të ulët, Minire Berisha tregon se kanë vështirësi në mbledhjen e librave nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, pasi që shumë prej tyre janë të dëmtuara. Madje ajo tregon se fletoret e punës të cilat janë të plotësuara tërësisht nuk janë zëvendësuar me të reja.
E udhëheqësit e shkollës fillore në kryeqytet “Ismail Qemali” tregojnë se për mungesën e disa teksteve dhe të fletoreve të punës për
nxënësit në arsimin e mesëm të ulët i kanë njoftuar drejtuesit e
arsimit, nga të cilët presin që kjo çështje të zgjidhet gjatë vikendit.
Edhe këtë vit
shkollor librat do të shpërndahen falas nga Ministria e
Arsimit, por libra të ri
shkollor janë blerë vetëm për
nxënësit në arsimin fillor. Derisa
nxënësit në arsimin e mësmëm të ulët do t`i shfrytëzojnë librat e përdorura nga gjeneratat e kaluara. /RTK
Shtuar më 02/09/2017,
ora 08:06