Viti 2015, 12 komunave iu ulet buxheti
27 komunave të Kosovës u janë zbritur nga Buxheti i vitit 2015 fondet për investime kapitale dhe 12 komunave u janë zbritur fondet për subvencione, e gjithë kjo krahasuar me një vit më parë. Kjo vjen si pasojë e rritjes së pagave të punonjësve publikë me vendimin e Qeverisë së Kosovës në prill të vitit 2014">2014.

Sipas KDI-së, vetëm shtatë komuna del të kenë rritje të investimeve kapitale (buxhet ky i dedikuar për investime në ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe, rrugë etj). Këto komuna janë Prizreni, Drenasi, Graçanica, Rahoveci, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Peja, shkruan Express.

Ndërsa tek vlerësimi i Kryetarëve të Komunave (18 të monitoruara) u informua se nga 126 premtime që janë monitoruar të këtyre kryetarëve, 27 janë realizuar plotësisht, 41 pjesërisht apo të planifikuara, ndërsa 57 kanë mbetur pa u realizuar apo planifikuar.

KDI gjithashtu informoj se vetëm 8 komuna i kanë bërë buxhetet e tyre për vitin 2014">2014 të qasshme online, në ueb-faqe zyrtare, kurse vetëm 14 komuna kanë publikuar raportet e shpenzimeve. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori