Visar Ymeri tregon pikënisjen e sherrit në Vetëvendosje
Pëlqej
Visar Ymeri ka thënë se problemet në Vetëvendosje kanë nisur nga tetori i vitit të kaluar. Ai ka thënë se që nga ajo kohë, Albin Kurti nisi një lloj fushate.

“Që nga tetori i vitit të kaluar në Vetëvendosje Albin Kurti nisi njëfar fushate. Në të njëjtën kohë u bë njëlloj fushate ndaj meje. Më pas erdhi dorëheqja ime e cila bëri që aktivistët të shpërthejnë ndaj meje. Në Vetëvendosje nuk ka krah, aty ka njerëz që e përkrahin Albinin dhe aktivistë, deputetët, kryetarë komunash që kanë pakënaqësi të madhe ndaj ngjarjeve në Lëvizjen Vetëvendosje. Secili me dorëheqjen e vet ka shfaqur pakënaqësinë e vet ndaj këtyre ngjarjeve” ka thënë Ymeri. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori