Vilat e politikanëve
Pëlqej
Në fshatin turistik "Prevalla" janë ngritur me dhjetëra vila luksoze.

Mësohet se ata janë nën pronësi të politikanëve kosovarë, por në dokumenta rrallë figurojnë emrat e tyre, raporton Tribuna.

Gjithsej janë 123 shtëpi pushimi të ndërtuara që nga viti 2009. Rekordin me numrin më të madh të tyre e mbanë Ekrem Hyseni dhe Hasan Kabashi me nga 9 vila të ndërtuara.

Ish – kryetari i Prizrenit Eqrem Kryeziu, në kohën e të cilit u ndërtua ky fshat, ka një vilë në B1b me numër të lejes së ndërtimit 04/4- 351-184.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, kohë më parë pati deklaruar se në këtë fshat janë vilat e politikanëve dhe biznesmenëve të Kosovës, por se pronat nuk i kanë në emër të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori