Vijon takimi Mustafa-Ahmeti nën "ethet" e 22 gushtit (FOTO LAJM)

Ka filluar takimi i paralajmëruar në mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të PSD-së, Shpend Ahmeti në njërin prej hoteleve në qendër të Kosovës.

Mësohet se tema është pikërisht data 22 gusht si edhe zgjedhjet që priten më pas.

Në medie u raportua se pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Theksojmë se PSD dhe AAK tashmë kanë përafruar qëndrimet për një koalicion, por që ende nuk është zyrtarizuar.
Shtuar më 19/08/2019, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori