Vijon kontrabanda në pikën kufitare Vija e Gjelbër
Pëlqej
Vijon kontrabanda në pikën kufitare të ashtuquajtur Vija e Gjelbër. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk ka statistika të sakta se sa është kontrabanda, pasi që malli kalon nga Vija e Gjelbër dhe është vështirë të evidentohet.

“Por, nëse shihet në aspektin e të hyrave sa ka mbledhur deri më tani, krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje deri në 4 për qind”, thotë Stavileci.

Një studim për shkallën e ekonomisë joformale, që përfshinte kompanitë vendore, i bërë më herët nga përfaqësues të bizneseve, kishte nxjerrë në përfundim se ekonomia joligjore në Kosovë merr 34.4 për qind të bruto produktit vendor.Sipas Stavilecit, kryesisht në kontrabandën e mallrave, dominojnë mallrat që janë me akcizë, medikamentet, derivatet e naftës, stolitë e arit, telefonat celularë, pijet alkoolike dhe joalkoolike.

Stavilevci deklaron se Doganat e Kosovës janë të përkushtuara për ta luftuar kontrabandën. Ai thekson se vetëm gjatë këtij viti kanë pushuar nga puna 14 zyrtarë doganorë, të cilët janë dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, me rastin e importit të mallrave përmes pikëkalimeve kufitare. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori