Vijat e kuqe, zgjidhja e cështjes së veriut
Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, ka thënë se duke i respektuar vijat e kuqe mund të presim një zgjidhje për veriun. Sipas tij do të ketë respektimsovranitetit të Kosovës.

“Bashkimi Evropian, ne, duhet t’i caktojmë vijat e kuqe, duke pasur parasysh se jemi miq të Kosovës, por në të njëjtën kohë nuk jemi armiq të Serbisë apo e kundërta. Cilat janë vijat e kuqe? Nuk do të ketë ndarje. Do të ketë respektimsovranitetit të Kosovës. Zbatim të planit të Ahtisaarit në të gjitha pikat. Përafrim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në veri. Në qoftë se i bëjmë të gjitha këto, do të gjejmë një zgjidhje të kujdesshme për veriun”, ka thënë ambasadori Fitou në një intervistë për gazetën “Epoka e re”. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2012, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori