Viets: Luftimi i korrupsionit, kusht për viza
Qytetarët e Kosovës vështirë se deri në fund të këtij vitit do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kushtëzimi, që vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian si Gjermania dhe Franca, që po ia bëjnë Kosovës me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe frika nga fluksi i qytetarëve kosovarë që mund të dalin në vendet e BE-së, ka bërë që edhe këtë verë qytetarët e Kosovës të presin për viza para dyerve të ambasadave të shteteve perëndimore.

Kushtet e vëna për Kosovën i konfirmon ekskluzivisht për Zërin ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të plotësohen menjëherë.

“Komisioni Evropian e ka dhënë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën nëse plotësohen kushte të caktuara. Dy pika duhet të plotësohen deri në hyrjen në fuqi të aktit legjislativ (ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ‘track record’, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar). Kjo nuk ka ndodhur deri më tash, prandaj dhe procedura e mëtejme nuk është përcaktuar ende”, ka thënë ambasadorja Viets. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori