Qeveria Franceze urdhëron dyqanet të mbyllin dyert për të reduktuar mbeturinat e energjisë

 Në një deklaratë nga një ministri francez tha se qyqanet në vend do të urdhërohen të mbyllin dyert kur të përdorin kondicionerin dhe të kufizojnë ndriçimin e neonit në një përpjekje për të reduktuar mbeturinat e energjisë.

Ministrja e Tranzicionit Ekologjik Agnes Pannier-Runacher deklaroi se këto rregulla që janë vendosur në disa zona do të zbatohen në të gjithë Francën dhe se në ditët në vijim do ketë edhe dy dekrete për humbjen e energjisë. Sipas këtyre rregullave dyqanet do të gjobiten deri në 750 euro për shkelje të rregullit të ri, raporton BBC.

Kostot e energjisë në Evropë janë rritur që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë. Mediat lokale raportojnë se ndalimi i tabelave neoni është tashmë në fuqi në zonat me një popullsi nën 800 mijë banorë, ku aeroportet dhe stacionet janë të përjashtuara. Shell ka paralajmëruar se racionimi i energjisë nuk mund të përjashtohet në BE, pasi rajoni përpiqet të përballet me ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia. Franca vazhdon të përjetojë mot jashtëzakonisht të nxehtë, duke rritur kërkesën për ajër të kondicionuar./albeu.com


Shtuar 25.07.2022 14:48