E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Vidhen ditarët e gjimnazit të Vitisë
Disa ditarë të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti janë zhdukur mbrëmjen e së dielës. Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e drejtorit dhe në atë të sekretarit të shkollës dhe pasi i kanë vjedhur ditarët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Rastin për gazetën Tribuna e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. “Rasti i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Nikolla Teslla”, saktësisht në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Deri me tani nuk kemi persona të dyshuar përkitazi me rastin”, tha Hashani.

Ai ka deklaruar se njësiti i hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin./albeu.com/


Shtuar më 05/01/2015, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori