Feston sot ditën e tij të lindjes, a e njihni aktorin në fjalë?

Jorgaq Tushe (1949). Aktor, regjisor. Lindi në Vlorë. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega dramatike, më 1972. Fill më pas kreu studimet plotësuese për regji teatri në Institutin e Lartë të Arteve dhe të Kinematografisë në Bukuresht, Rumani.

Punoi si regjisor në teatrin “Petro Marko” të Vlorës deri në fillim të viteve 90 kur emigroi në Greqi. Aktor me prirje komike. Tushe realizoi disa figura interesante në skenën e këtij teatri, por krijoji më shumë hapesirë për vete kryesisht si regjisor.

Në kinematografi ka interpretuar në disa filma, si “Liria a vdekje” – (Taxhim Ymeri – 1979), “Plumba perandorit” – (Avokati – 1980), “Skëterë 43” – (Mjeku – 1980), “Agimet e stinës së madhe” – (Rezbati – 1981), “Koha nuk pret” – (Oficeri anglez që arratiset – 1984), “Nata e parë e lirisë” – (Nazifi – 1984), “Prindër të vegjël” (1991), “Dera e hapur”, “Delegacioni” (2018) etj.