Video e ushtarëve grekë shkakton zemërim rajonal (VIDEO)
Pëlqej
Një video , ku shihen ushtarë grekë duke kënduar këngë raciste dhe fyese kundër shqiptarëve dhe turqëve, ka shkaktuar zemërim mbarërajonal.

Media greke, "Greek Reporter" shkruan se videoja që është realizuar në Stavrovouni të Qipros, është transmetuar nga media shtetërore kosovare dhe nga televizionet turke.

Gjithashtu, për videon është përgjigjur edhe zyrtarisht Shkupi zyrtar, pasi në pamje përmendet edhe emri i Maqedonisë.

Ende nuk ka një reagim të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë lidhur me këtë incident. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori