Vetvendosje: qeveria se po i bën lutje Serbisë
Që nga 16 shtatori, Qeveria e Kosovës e lut Qeverinë e Serbisë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, e lut Qeverinë serbe që të fillojë me implementimin e marrëveshjeve, ankohet tek bashkësia ndërkombëtare për atë se çka po i bën Serbia, jep analiza të situatës në veri nga Prishtina, si dhe jep rekomandime për KFOR-in se si duhet vepruar në veri, thonë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Serbia po sillet si një palë e hidhëruar nga Kosova, ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës si një mik i cili dëshiron me çdo kusht ta pajtojë mikun e hidhëruar duke ia dhënë të gjitha beneficionet Serbisë vetëm e vetëm për t’u ulur në tavolinë”, thuhet në komunikatën për media të Lëvizjes.

“Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos një dëshirë e Qeverisë dhe posaçërisht Kryeministrit Thaçi që përmes kësaj miqësie, në dëm dhe kurriz të qytetarëve të Kosovës të blejë një derë për vete”.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Lëvizja Vetëvendosje i publikoi emra e 25 kompanive të cilat kanë importuar vlerat më të mëdha nga Serbia.

“Lëvizja Vetëvendosje do ta parashtrojë kërkesën për interpelancë, ku do të thirret Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, për ta diskutuar raportin tregtar të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë interpelancë do të kërkohet të votohet mocioni i cili thërret për kthimin e masës së bllokadës së importit nga Serbia”.
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori