Aksident fatal në Lushnjë, motori del nga rruga, ndërron jetë shoferi

Foto ilustruese

Një aksident fatal ka ndodhur në fshatin Zhym të Lushnjës.

Motori me drejtues shtetasin me iniciale Themi Çuko, 67 vjeç ka dalë nga rruga dhe për pasojë shoferi ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga./albeu.com