Shkrimtari
Veton Surroi dhe biznesmeni
Rexhep Shoshi janë rrahur mbërmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Prishtinë.
Shkrimtari, politikani, aktivisti i shoqërisë civile
Veton Surroi ka provuar t’i zgjidhë fizikisht hesapet me
Rexhep Shoshin, biznismen i njohur nga Prishtina.
Sipas zëdhënësit Agron Borovci, palët janë shoqëruar në polici menjëherë pas incidentit për procedurat e mëtutjeshme.
Rrahja ka ndodhur në parkingun e restorantit "Ultra", në rrugën "Sylejman Vokshi" në Prishtinë, rreth ores 18:30, ndërsa dëshmitarë okularë kanë thënë se Vetoni dhe Rexhepi janë rrokullisur në rrahje e sipër.
Rrahja në mes të
Veton Surroit dhe
Rexhep Shoshit ndodhi për parkingun e makinave. Sipas dëshmitarëve,
Surroi ka fotografuar
Shoshin, derisa ky i fundit ka parkuar makinën e tij. Pas kësaj,
Shoshi ka goditur Surroin, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.
Vlen të përmendim se
Surroi dhe
Shoshi jetojnë në të njëjtin objekt. /albeu.com
Shtuar më 10/03/2016,
ora 00:00