Veton Surroi ironizon PDK-në, LDK-në dhe Malishevën
Veton Surroi
Publicisti, Veton Surroi në rrjetin social Facebook nëpërmjet një statusi ka përdorur doza ironie dhe sarkazme për LDK-në, PDK-në dhe regjionin e Malishevës. Pasi që këto dy partia e lëshuan mbledhjen e asamblesë komunale të Prishtinë për dhënien e tokës për Ambasadën e Shqipërisë, Surroi ka shkruar se po e trajtojnë Shqipërinë si Malishevën.

Për Surroin, sipas statusit, duket se e trajton Malishevën si një regjion i largët dhe me pak rëndësi dhe e ofendon.
“PDK dhe LDK po e trajtojnë Shqipërinë si Malishevën”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Gazeta Express.

Këtë të marte, Kuvendi i Prishtinës kishte thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për t’i ndarë truall ambasadës së Shqipërisë. Këtë vendim e kanë kundërshtuar LDK dhe PDK duke e lëshuar sallën, sepse sipas tyre, një vit më parë ishte ndarë një vend tjetër për ambasadën shqiptare dhe tani dëshirojnë ta ndërrojnë vendin. /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori