Publicisti Veton
Surroi ka theksuar se miti për Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës (UÇK), është zhvilluar në
kohën kur funksion interneti dhe kur janë gjallë ata që i kanë përjetuar këto zhvillime.
Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ky mit është pjesë e një imponimi të dhunshëm të kujtesës.
“Ky imponim ka ardhur në
kohën kur rrëfimet i kemi direkte nga protagonistët dhe jo nëpërmjet rrëfimtarëve”, ka
shtuar Surroi.
Sipas tij, problemi i luftës së
Kosovës është tema më të cilën duhet të merren me historianët, duke
shtuar se qysh në
kohën e lëvizjes paqësore është bërë përpjekje të organizohen forma të rezistencës.
Shtuar më 08/06/2018,
ora 07:32