Vetëvritet pjesëtari i FSK-së
Pëlqej
Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Kosovës nga Poduujeva është vetëvrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij në Llapashticë.

Policia e Kosovës ka bërë te ditur se i ndjeri, Naim Hakiqi i lindur me 1998, ka bërë vetëvrasje rrethë orës 12.00.

Për këtë rast kanë nisur hetimet, ndërsa nuk dihen arsyet që çuan personin të kryejë vetëvrasje.

Në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, dr Arben Gashi ka theksuar se viktima është sjelle me shenja jetë në Qendër, por në rrugë e sipër për në QKUK, ai ka ndërruar jetë./albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori